Në Durrës ka nisur puna për krijimin e kushteve sa më të mira për sezonin turistik, fillimisht është bërë plugimi i rërës në zonën e plazhit të madh ndërsa më vonë do të bëhet edhe dezifektimi i plazheve.
Vetë kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për hapësirat e plazhit publik dhe kushtet e tyre. Në fjalën e saj Sako u shpreh se këtë vit janë shtuar zonat publike me 10%. Pra 30% e gjithë vijës bregdetare të Durrësit do të jetë pa pagesë për qytetarët, ndërsa 70% është ndarë për bizneset private.
Sako foli gjithashtu për projektin që pritet të zbatohet në lidhje me rojet bregdetare dhe banjot e dushet publike. Qyteti i Durrësit vuan nga mungesa e vendeve për parkim, problematikë të cilën kryetarja ka sigjeruar ta zgjidhë përmes vendosjes së pagesave.