Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se situata e bujqësisë shqiptare është në kufijtë e një drame. Mungesa e subvecioneve, lënia në mëshirë të fatit e fermerëve dhe blegtorëve ka sjellë rënien e ndjeshme te prodhimit vendas bujqësor dhe reduktimin e krerëve. Kjo e fundit ka sjelle rritjen progressive të cmimeve të disa artikujve bazë vecanërisht ato të bulmetit dhe gjithcka rëndon në xhepat e konsumatorëve. Vitin që kaloi-tha Panariti- importi I perimeve u ul 40% krahasuar me vitin parardhës. U përgjysma numri I krerëve. Shqipëria është vendi I fundit në rajon për nivelin e eksporteve bujqësore. Këto zënë vetëm 7% të vlerës totale të eksporteve, Në RMV eksportet bujqësore zënë 15% të vlerës së përgjithshme të eksporteve, vend që nuk krahasohet me kushtet e favorshme klimatike që afron Shqipëria.
“?Po çfarë ndodh me fqinjin tonë lindor Maqedoninë e Veriut.
Pjelloria natyrale e tokës atje është 30% më e ulët krahasuar me tokën tonë, pra me vetëm 645 dollarë për hektarë, por shteti maqedonas me investime dhe subvencione të fuqishme e më shumë se katërfishon pjellorinë natyrore duke e çuar vlerën prodhuese në 2666 dollare për hektarë, pra plot 2630 dollarë për hektarë fitim më shumë se ne.
Por ajo që të prek edhe më shumë është mungesa totale e vëmendjes dhe dhembshurisë për të rinjtë dhe të rejat që duan të nisin një investim në bujqësi te ne.
Zero vëmendje dhe zero përkrahje për ta, ndërkohë që fqinji jonë mbështet me aplikim çdo biznes të ri familjar bujqësor me 10 mijë euro grant bazë materiale.
Pra vetëm për t’u ngritur me këmbë si një startup i ri, një biznes familjar bujqësor atje përfiton 10 mijë euro, për t’u mbështetur dhe lehtësuar më pas dhe më tej me subvencione të tjera në proces.
Nëse ne do ta pranojmë këtë gjendje, nëse ne do ta lejojmë këtë statusquo, jemi drejt greminës me bujqësinë dhe blegtorinë.”