Banorët e zonës ku do ndërtohet Aeroporti i Vlorë nuk mendojnë njësoj si ambjentalistët. Ata kanë protestuar, por jo kundër projektit, por kundër ambjentalistëve. Banorët e Novoselës shohim vetëm anën pozitive të projektit dhe jo rrezikun e zhdukjes së florës dhe faunës.
Kjo protestë e tyre vjen një javë pasi një grup ambientalistësh, mes tyre edhe Sazan Guri kundërshtoi punimet për aeroportin duke thënë se rrezikon Lagunën e Nartës e cila është zonë e mbrojtur. Mirëpo banorët e zonës thonë se ky aeroport do të sjellë zhvillimin e gjithë zonës, prandaj ata thonë se duhet të ndërtohet sa më parë.
Ambjentalistët dhe opozita kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit me argumentin se preket zona e mbrojtur Lagunë-Nartë dhe se rrezikohet shkatërrimi i mjedisit. Por qeveria thotë se aeroporti do të ndërtohet jashtë vijës së zonës së mbrojtur.