Nga Shkodra Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa apeloi për më shumë kujdes në ditët e nxehta të korrikut bëri me dije se autoritetet kanë marrë masa për përballimin e kësaj situate. 9 stacione të lëvizshme emergjence janë ngritur në disa qytete për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt njerëzve që mund te kenë problem nga vapa. Njësitë kanë në përërje mjekë, infermjerë dhe pajisje mjekësore. 4 njësi të lëvizshme janë ngritur në Tiranë, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Shkodër, Gjirokastër, në shkallë vendi 9 të tilla. Prioritet mbetet edhe mbulimi me urgjenca shëndetësore vecanërisht në zonat turistike. 30 qendra janë ngritur në vijën bregdetare dhe malire, ndërsa 18 njësi urgjence mjekësore veprojnë në stacione të ndryshme me qëllim që pushuesit që shfaqi problem të kenë akses të shpejtë në spitale.