Që kafshët në Shqipëri përdoren si “dekoracion” për turizëm dhe vizitorë nuk është hera e parë. Kafshë që mbyllen në kafazë dhe që shërbejnë si “vitrine”për pronarë lokalesh dhe restorantesh për të “thithur”sa më shumë klientë janë një panoramë e njohur në Shqipëri,. Ndaj këtyre kanë reaguar fort shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, përpjekjet e të cilave kanë arritur deri aty sa kanë bërë të mundur clirimin e kafshëve nga “robëria”. Kujtojmë këtu rastin “Safari”. Nuk ka shumë ndryshim dhe historia e një dhie që mbahet e lidhur me orë të tëra në Ujin e Ftohtë ku qindra turistë vendas dhe të huaj ndalojnë për t’u freskuar.Edhe pse duhet të ishte në kullota dhe lëndina dhia mbahet e lidhur me orë të tëra mes vapës përvëluese si “dekor” për të zotët. Dhia 6 vjece e lidhur më litar është njësoj e dhunuar si arinjtë e dikurshëm që mbaheshin në kafaz.