Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë në Faxnews, ku një banor i fshatit denoncoi për shpërthimet në një gurore. Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime. Ndërkohë banori që bëri denoncimin Kadri Voga ka reaguar sërish duke thënë se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh dhe se ka bërë kallëzim në polici. Ai ka shtuar se gurorja punon prej kohësh në mënyrë ilegale.
Reagim i DVP Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fjalë për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë, ju sqarojmë se:
Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.
Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.