Nga Abdullah Diku
Shpesh shohim se si natyra bën gjëra aq perfekte sa njerëzimit i janë dashur mijëra vite ti kuptojë. Ndër to, janë edhe mënyrat se si bimët kanë garantuar mbijetesën e tyre si specie, përmes teknikave thuajse të pabesueshme të shpërndarjes së farës. Nëse do shihni me kujdes këto foto, do ju dukej si pajisje e prodhuar në ndonjë fabrikë moderne e ku një ekipi inxhinierësh ju është dashur kohë e mund vetëm për ta dizenjuar. Duket fakt si një spirale e cila ka në njërën anë të sajë një krah në formë gjysëm-harku. Në anën tjetër ka një si majë shigjete. Në mes një spirale…
Po çfarë është?!
Është fara e një bime që gjetëm në Prespë.
Fara duke vërtet shumë e sofistikuar kështu, e vendosur brenda një mekanizmi shumë interesant.
Po pse gjithë ky mekanizëm i sofistikuar për një farë të vogël?!
Nëse sheh ‘mekanizmin’ e farës, kupton që bima e ka përshtatur farën në një mënyrë të tillë që të transportohet nga era dhe pastaj të ulet drejt tokës duke u ngulur në të.Spiralja dhe krahu gjysëm-rrethi janë të veshura me fije të holla për të rritur kontaktin me erën, që të qëndrojnë sa më gjatë në ajër dhe të transportohet lehtësisht prej sajë. Kur era ndalon, gjysëm-harku bën rrotullimin në formë spirale drejt tokës duke e ngulur farën aty. Ndryshe nga disa bimë të tjera, kjo bimë duket se nuk preferon që farat e sajë të udhëtojnë larg. Kjo pasi forma spirale e mekanizmit të farës është projektuar nga bima për zhvendosje në distanca të vogla dhe pastaj zhtyje drejt tokës. Fara vetë ka formën e majës së një shigjete dhe e ndihmuar nga forca rrotulluese e siprales, i mundëson bimës që të ngulet në tokë e të vazhdojë me sukses atë për të cilën gjithë ky mekanizëm është projektuar nga bima – vazhdimi i ciklit të jetës së sajë!
Për të prodhuar në fabrikë një pajisje të tillë duhen eksperimente pafund vetëm për telemetrinë e fluturimit të pajisjes në kushtet e erërave, pa motor!
Atë që njeriu po e bën përmes teknologjisë tani, bimët kanë miliona vite që e bëjnë.Lind pyejtja, po bimët e kultivuara, përse nuk kanë mekanizma të tillë të sofistikuar për farën psh.?! Sepse ato bimë na kanë neve – njerëzit si ‘mekanizëm’ të tyre dhe s’kanë nevojë për to.