Në tregun e fruta perimeve të qytetit të Kukësit çmimet vijojnë të jenë të larta edhe gjatë javës së parë të korrikut.Çmimet e larta veçanërisht të bostanit, qershisë, domateve apo patateve etj janë sa dy tre fishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë.Një kg patate sot në tregun e qytetit shitet me 100 lek të reja, ku Kukësi është zona me prodhimin më cilësor e të bollshëm të saj.Konsumatorët ankohen për çmimet e larta, çmime të cilat po ndikojnë në tkurrjen e shportës së tyre familjare. Bostani për kuksianët duket se këtë vit është “mollë e ndaluar” për shkakë të çmimit të lartë.
“Vetëm dy herë e kam blerë për hirë të fëmijëve, pasi çmimi i lartë e mungesa e të ardhurave familjare nuk e përballoj dotë konsumin e tij”, shprehet një banorë tjetër i qytetit të Kukësit. Tregtarët jashtë mikrofonit thonë se pavarësishtë se prodhimet janë bio fuqia blerëse është shumë e ulët. Popullsia e Kukësi renditet më e varfëra në vend, pjesa më e madhe e ekonomisë familjare e tyre plotësohet nga dërgesa e emirantëve jashtë vendit.