Për pushime në Shqipëri. Dyndja e Italianëve drejt vendit tonë sigurisht është një lajm i mirë për turizmin sot, por i rrezikshëm për turizmin nesër. Mosqenia të pregatitur do lërë hapësira të mëdha për të mos mbetur të kënaqur turistët. Gjithë ky fluks, kapacitetet e Shqipërisë, infrastruktura e shërbimi nuk koordinohen mes njëri tjetrit. Turistët italianë, ata që për herë të parë vijnë në Shqipëri shprehen me rezervë sa i takon asaj se cfarë prisnin dhe atë cfarë gjetën. Të gjithë janë në një mendje: Çmimet janë më të mira, por problematikat janë ende të mëdha. “Ksamili,na e kanë treguar në rrjete sociale me filtra, nuk ishte ajo që prisja, jam zhgënjyer “-thotë një turist italian. Por sigurisht nuk mungojnë as ata që janë të lumtur që kanë zgjedhur Shqipërinë. Të kënaqur thonë se do kthehen sërish.