Nisi të thur me kallama që në moshen 10-vjeçare dhe këtë profesion ja ka mësuar të gjithë familjes. Personazh i kësaj historie është Shazhiman Shoshari nga Bilishti i Korçës, i cili 15 vitesh periudhen e verës e kalon në Lezhë, pasi ka gjetur treg për punen që ai bën. Bashkë me familjen thur çadra prej kashte, duke furnizuar të gjithë vijen bregdetare nga Velipoja në Tale.Profesionin e ka të trasheguar nga babai, ndërsa në Lezhë ka gjetur mbështetjet thotë Shazhiman ShoshariKy zanat ka vështiresi të shumta, që nisin që me sigurimin e lëndës së parë, por është i kanaqur që puna tij vlersohet- thotë Shazhimani.Kërkesat, kryesisht për çadra prej kashte janë të shumta në këtë periudhe dhe të gjithë familjen përfshire dhe një prej fëmijeve që është vetem 8-vjeç i gjejmë duke punuar.Ky prefesion është kthyer në burim të mire jetese thonë pjestaret e familjes Shoshari.Çadrat e thurura me kallam po kërkohen gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit dhe pjesa më e madhe e tyre të vendosura në vijen bregdetare të Veriu, janë punuar nga duart e familjes Shoshari.