Më 17 korrik u mbajt takimi i parë shpjegues për klasterin e burimeve, bujqësisë dhe kohezionit, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe fitosanitare, peshkimin, politikën rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. Ekzaminimi analitik i trupit të ligjeve të BE-së (acquis), i ashtuquajturi shqyrtimi, u mundëson vendeve kandidate të familjarizohen me ligjet dhe standardet e BE-së dhe detyrimet që ato sjellin. Ai gjithashtu lejon që të shqyrtohen nivelet e gatishmërisë dhe planet e vendeve për të përafruar më tej, dhe kështu të merren indikacione paraprake për çështjet që me shumë gjasa do të dalin në negociata. Shqyrtimi është hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i shqyrtimit është i strukturuar përgjatë gjashtë grupeve tematike. Këto grupe përfshijnë kapitujt përkatës të acquis së bashku me tema të gjera që lidhen me qeverisjen e mirë, tregun e brendshëm, konkurrencën ekonomike dhe lidhjen.Komisioni Evropian do të vlerësojë dhe do t’i raportojë Këshillit për shkallën e gatishmërisë së një vendi kandidat për një grup të caktuar, mbi planet e vendit kandidat për përgatitjet e ardhshme dhe për indikacionet paraprake të çështjeve që me shumë gjasa do të dalin në negociata.Këshilli do të vendosë, me unanimitet, nëse do të përcaktojë standardet fillestare për çdo grup negociator, në bazë të propozimit të Komisionit në raportin e shqyrtimit.