Guvernatori i Bankës së Shqiperisë Gent Sejko pohoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se sektori i bujqësisë është më i pak i kredituari në ekonomi. E thënë në shifra bujqit, fermerët, blegtorët përfituan vitin e kaluar kredi në vlerë 6 milionë euro në total nga gjithë portofoli I kreditimit nga bankat për gjithë ekonominë. Është rreth 500 mln lekë rritja e tepricës së kredisë për bujqësinë-tha Sejko. Ai vecoi problematikën që mban larg bujqit nga përfitimi i kredive. Sipas tij informaliteti dhe fragmentarizmi i sektorit janë shkaqet kryesore . Zonat bujqësore nuk kanë dokumente pronësie, s’kanë kolateral, një kusht I fortë i bankave për të dhënë kredi. Këto detyra-tha Sejko-nuk janë pjesë e punës së sistemit banker, por reformimi që duhet të vijojë në këto sektorë.Një tjetër shkak i përmendur nga sejko është edhe risku që kanë produktet bujqësore të ndikuara nga ritmi i tregtimit të tyre, kushtet e motit etj..