Një stuhi breshëri ka goditur ditët e fundit fshatrat Shezë dhe Gjocaj në Peqin duke shkatërruar tërësisht të mbjellat e stinës.Rreth 20 hektarë pjeshkë është dëmtuar në mënyrë të pa rikthyeshme, ndërsa dëmtime kanë pësuar edhe kulturat e tjera.Fermerët thonë se ndihen të pashpresë pasi të gjitha investimet e një viti u shkatërruan në pak minuta. Në kohën që ata do ta nxirrnin produktin në treg breshëri ua dëmtoi.
Të njëjtin fat ka pësuar dhe kultura e grurit. Pak ditë nga korrja fermerët e humbën prodhimin.Thonë se kanë kërkuar ndihmë te drejtoria e bujqësisë në bashki, ndërsa sipas tyre, siguracioni i prodhimit, nuk u vlen në krahasim me fitimet e vogla që marrin.
Fermerët e kësaj zone jetojnë vetëm me këto produkte si e vetmja mundësi mbijetese. Ata thonë se një breshër i tillë kishte rënë edhe para 20-të vitesh , por këtë vit dëmi ishte më i madh pasi produkti ishte gati për treg.