Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka prrezantuar sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore ka një projektligj me disa shtesa për ligjin e mbrojtjes së tokës, duke iu referuar zjarrve që ndizen në periudhën e verës. Në fjalën e tij, në Kuvend, Braçe argumentoi se gjatë periudhës nga data 1 prill deri në 30 nëntor të secilit, vit duhet të ndalohet ndezja e zjarreve për çdo lloj arsyeje.
Në projektligjin e depozituar nga socialisti Braçe, kërkohet kërkon ndalimin e djegies së kashtave, apo mbetjeve të tjera bujqësore, barërave, ferrave apo shkurreve që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në toka bujqësore, pyje dhe kullota, gjatë periudhës 1 prill-30 nëntor të çdo viti, atëherë kur edhe nisin temperaturat e larta në vendin tonë. Edhe në këtë periudhë diegia duhet që të bëhet me orar dhe duke u “koordinuar” me shpejtësinë e erës.
Ky projektligj kërkon që në periudhën nga data 1 prill deri në datën 30 nëntor të çdo viti, periudhën e cila është rishihet, për shkak të ndryshimeve klimatike, të ndalohet djegia e tokës e virusit të krijuara. Po shkaktohen zjarre masive për shkak se nuk pyetet askund dhe nuk merret le të pyesin dhe sistemet tona të shuarjes së zjarrit janë thuajse të mangëta në fshat. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një periudhë të ndezjes së zjarreve. Në periudhën tjetër, nga 1 dhjetor deri 30 mars, projektligji propozon disa mënyra sesi mund të përdoret ky proces, se ku mund të merret leje, ku përfshihet edhe largësia e nevojshme që duhet të jetë për të ndezur zjarrin për djegiet e gjakut të tokës, kur jepet leja,”- u shpreh Braçe.
Në çdo rast ndalohet ndezja e zjarreve:
a) në zona që shtrihen brenda territorit të zonave të mbrojtura, zonave turistike, pikave të kalimit kufitar apo zonave kufitare të Republikës së Shqipërisë;
b) në distancë më të afërt se 100 metra nga akset rrugore kombëtare;
c) në distancë më të afërt se 2000 metra nga sipërfaqet pyjore, plantacionet me drurë të ndryshëm dhe vreshtat;
d) në distancë më të afërt se 2000 metra nga fshati më i afërt dhe së paku 2000 metra larg çdo banese individuale;
dh) në ditët kur era fryn me shpejtësi mbi 20 km/orë, edhe nëse janë marrë lejet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni;
e) në një sipërfaqe më të madhe se 1000 m 2 brenda një dite.
Në të kundërt, shkelja e këtyre pikave do të përbëjë kundravajtje administrative, ndërsa projektligji është duke marrë nga Braçe gjeti edhe mbështetjen e opozitës.