Shoferët serb që kanë ngarkuar kamionët në Shqipëri nuk lejohen të futen në territorin e Kosovës nga dogana e Vërmicës.
Ata kanë prej dy ditësh të bllokuar.Në doganën e Vërmicës është urdhëruar që asnjë kamion me targa të Serbisë nuk mund të lejojë që të udhëtojnë në Kosovë.Kjo pas sanksioneve që ka vendosur qeveria e Kurtit ndaj Serbisë për shkak të tensioneve mes dy vendeve të fundit. Të gjithë kamionët në drejtim të Kosovës kanë mbetur të bllokuar dhe nuk ka asnjë informacion. Sakaq nga policia e Kosovës nuk është dhënë ende asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje..