Në një deklaratë të paprecedentë, Dhomat e huaja të tregtisë në Shqipëri janë bërë bashkë për të shprehur hapur shqetësimin e tyre për ambientin për të bërë biznes në Shqipëri, duke e cilësuar atë si jo efektiv dhe duke bërë thirrje për përmirësim të konsiderueshëm përmes reformave gjithëpërfshirëse.Deklarates I jane bashkuar, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria Albania dhe Dhoma Franceze e Tregtisë,
“Mjedisi aktual është joefektiv dhe ka nevojë për përmirësim të konsiderueshëm. Si një vend aspirant për anëtarësimin në BE, ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, Parlamentit dhe Agjencive të tjera publike përgjegjëse që të angazhohen me reforma gjithëpërfshirëse ekonomike dhe investimesh në fushat e mëposhtme:”
Biznesi I huaj I bën thirrje gjithashtu qeverisë të zbatojë një paketë të plotë dhe efektive antikorrupsion që siguron transparencë në veprimtarinë e agjencive publike, hap që sic shpreh deklarata rrit ndjeshëem besimin e biznesit në pergjithësi dhe kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri. Theks të vecantë vë deklarata në nevojen e rritjes së besueshmerisë në prokurimet publike
Sink 2 -“Rritja e efikasitetit dhe besueshmërisë të sistemit të Prokurimit Publik, duke miratuar Standardet e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit në proceset e prokurimeve, duke eliminuar “përjashtimet e veçanta” nga prokurimi i fondeve publike dhe duke ju dhënë gazetarëve dhe shoqërisë civile më shumë akses në dosjet dhe të dhënat mbi procesin e prokurimeve.”
Biznesi I huaj perserit gjithashtu nevojen e nje sistemi te konsoliduar fiskal duke reduktuar paqendrueshmerine dhe paparashikueshmerine
Sink 3 “Modernizimi i Sistemit të Taksave për t’u përputhur me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS), për të reduktuar paqëndrueshmërinë me anë të prezantimit të ligjeve të reja tatimore jo më shpesh se çdo 4 vjet dhe luftës kundër informalitetit në ekonomi. Kjo do të krijojë një regjim taksimi më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm, për të tërhequr investimet e huaja dhe ato vendase.
Biznesi I huaj kerkon gjithashti aktivizimin e nje Keshilli te ri Ekonomik Kombetar ku te vendosen ne focus investimet e huaja te drejtperdrejta dhe aktiviteti i tij të përcaktohet në legjislacion, si një institucion zyrtar nëpërmjet një mekanizmi të përbashkët të administrimit publike dhe sektorit privat