Qarku i Fierit ka qënë një ndër më të prekurit nga zjarret për vitin 2023, ndërsa ka lënë pas një bilanc të frikshëm dëmesh. Sipas shefit të zjarrfikëseve në bashkinë e këtij qyteti Zija Hyka përgjatë muajve janar-tetor u përfshinë nga flakët 1100 hektarë tokë, pyje, kullotë, ullishte.
Dy kanë qënë vatrat më të rrezikshme ,nga 414 në tota. Zjarri tre- ditor në pyllin me pisha në Peshtan që shkrumboi rreth 25 ha me pisha dhe ullishte dhe rrezikoi banesa si dhe zjarri dy – javor, ne masivin pyjor te Pishporos dhe Darëzezës. Ky zjarr u konsiderua ndër më të vështirët ndër vite, dhe la pas nje katastrofë të vërtetë mjedisore, një siperfaqe prej 700 ha të përshkruar nga flakët . Shefi i shërbimit zjarrfikes ka pohuar gjithashtu se shkaku kryesor i te gjitha vatrave te zjarrit ka qene pakujdesia e fermerëve gjate djegjes së mbeturinave dhe tokave bujqësore.