121 inspektimë, 4 gjoba dhe 44 paralajmerime. Institucionet dalin në terren për të monitoriluar plazhet në Vlorë. Mungesë e theksuar e rojeve bregdetare, probleme me kufizueset e ujrave, flamujt lajmerues, dhe mungesë higjiene, janë problemet që shoqërojnë sezonin turistik në Vlorë. Problemi evidentohet më së shunti në plazhet publike.
Një dite me pare thonë qytetarët, erdhen per kontroll bene disa foto me dikë si roje bregdetare dhe u larguan.
“Asnje ditë nuk kemi pare roje bregdetare. Plazhi publik ka patur dhjetëra raste ku është rrezikuar jeta e turisteve. Nderkohe qe po dhjetra raste ku të moshuar kryesisht kane humbur jeten e sërish asnjë ndergjegjesim”denoncojnë plazhistët.
E vec sigurise qe mungon, plazhi publik i Vlorës ka probleme edhe me higjienën e kushtet e plazhit.
Bashkia e Vlorës ka lene si plazh publik zonën para shkollës se Marinës, një plazh te cilin autoritetet shëndetësore e kanë qarkuar me ngjyre te kuqe si një nga plazhet me të ndotur në Shqipëri.