Në vitin 2022, BE-ja eksportoi një total prej 100.6 milionë Euro zhardhokë orkide, zymbyl, narcisi dhe tulipan, ndërsa importet ishin vetëm 30.9 milionë Euro.
Nga të gjitha vendet e BE-së, vetëm Holanda përbën 81% të të gjitha eksporteve (82 milionë Euro).
Eksportuesit e tjerë kryesorë kishin pjesë të eksporteve totale nën 10%: Lituania (7%; ekuivalente me 6.7 milionë Euro), Polonia (5%; 4.8 milionë Euro), Danimarka (2%; 2.1 milionë Euro) dhe Letonia (2%, 2.0 milionë Euro).
Të dhënat tregojnë se shumica e zhardhokëve eksportohen në territorin europian.
Zvicra është partneri kryesor i BE-së për këtë produkt, duke importuar 31.3 milionë Euro të këtyre artikujve (31% e totalit).
Ky vend pjesë e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (European Free Trade Association, EFTA) u pasua nga Britania e Madhe (21.4 milionë Euro; 21%), Norvegjia (11.5 milionë Euro; 11%), Rusia (9.4 milionë Euro; 9%) dhe Ukraina (5.5 milionë Euro, 5%).
BE-ja gjithashtu eksporton 20.9 milionë Euro zhardhokë të tjerë, rrënjë tuberoze, korma, kurora dhe rizoma, bimë apo lule, ku sërish Holanda kryeson si eksportuesi kryesor në këtë kategori (10.5 milionë Euro; 50% e totalit). / Eurostat