Ligjvënësit e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje për rishikimin e rregullores së bllokut lidhur me dërgesat e mbetjeve dhe për t’i dhënë fund eksporteve të llojeve të caktuara të tyre në vendet e treta që nuk janë në gjendje t’i përpunojnë siç duhet.Parlamenti Europian pohoi se “tashmë eksportet e disa mbeturinave jo të rrezikshme dhe përzierjet e tyre, do të lejohen vetëm në ato vende që nuk janë anëtare të OECD-së, të cilat pranojnë dhe përmbushin kriteret për trajtimin e mbetjeve të tilla në një mënyrë miqësore për mjedisin”. Nënvizohet po kështu se do të merret parasysh edhe pajtueshmëria me të drejtat ndërkombëtare të punëtorëve.
Në vitin 2021, Komisioni Evropian propozoi një rinovim të rregullave të BE-së për dërgesat e mbetjeve me qëllimin t`ua vështirësojë vendeve anëtare shkarkimin e tyre në shtetet më të varfra.
Në vitet e mëparshme, rreth gjysma e eksporteve të mbetjeve nga blloku europian kanë shkuar në vendet jo anëtare të OECD-së me rregulla më të dobëta të menaxhimit të tyre sesa në BE, duke transportuar ndotjen e unionit jashtë kufijve.