Bashkia e Skraparit as nuk kujtohet të mbledhë taksën e tokës bujqësore për banorët që i kanë në pronësi ose përdorim ato. Një raporti i KLSH konfirmon se vlera e borxhit të arritur nga mosarkëtimi i kësaj takse ka arritur në afro 15 mln. lekë të rinj. ”Nga auditimi i veprimtarisë së Sektorit të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe inspektorëve të taksave në NJA për arkëtimin e taksës së tokës bujqësore, u konstatua se vlera debitore për taksën e tokës bujqësore në fund të vitit 2020 në mënyrë progresive është 10,496,073 lekë, nga të cilat janë krijuar brenda vitit 2020 gjithsej 7,003,200 lekë. Në fund të vitit 2021 në mënyrë progresive rezulton se në NJA të Bashkisë Skrapar vlera debitore për taksën e tokës bujqësore është 15,337,414 lekë, e cila në krahasim me fillimin e vitit 2021 është rritur me 4,841,341 lekë.”
Shkak është neglizhenca e plotë ë bashkisë e cila kujtohet për taksën vetëm kur familjari aplikon pranë saj për një shërbim të cakuar
“Arkëtimi i kësaj takse paraqitet me problem në Bashkinë Skrapar, për arsye se familjet të cilat taksohen për tokën bujqësore nuk njoftohen ose të merren masa të tjera, me qëllim arkëtimin e kësaj takse. Bashkia Skrapar arkëtimin e kësaj takse e mundëson vetëm kur familjari ose personi që ka në përdorim/pronësi tokë bujqësore, aplikon pranë bashkisë për të marrë një vërtetim/shërbim të caktuar.”thuhet në raportin e KLSH