Banorët e Rrajcës dy javë pa ujë
Banorët e fshatit Rrajcë Fushë në Përrenjas prej dy javësh janë pa ujë të pishëm. Janë mbi 30 familje të cilat ankohen për mungesën e ujit të pishëm dhe janë endur zyrave të bashkisë, por asnjë zgjidhje. Sipas banorëve si fshat më parë furnizoheshim me ujin e tunelit të nxjerrë nga Qafë Thana, dhe se prej vitesh ata furnizoheshim normalisht dhe pa ndërprerje, por me ndyshimin e projektit të ri, lidhjet e tubave ekzistues u shkëëputën dhe sot vuajnë mungesën e ujit..Sipas banorëve e vetmja zgjidhje është vetëm media pasi sic shprehen ata nuk dinë ku të përplasen në këto temperature të nxehta. “Kemi pleq të sëmurë dhe të paralizuar, nuk kemi se ku të përplasemi, rrobat pa larë, tualetet pa larë”shprehen ata të shqetësuar.
Iris Rezhda/ FaxNews