Kjo është situata brenda tregut të fruta perimeve në qytetin e Lezhës.Siç shihet dhe nga pamjet shumë njesi tregtare janë mbyllur, ndërsa blerësit janë të paktë.Rritja e tarifes për hapësiren që shfrytëzojnë që prej janarit të këtij viti dhe rënia e fuqise blerësë, i ka çuar tregtaret drejt falimentimit.Ata thonë se po përballen me vështiresi të shumta, pasi po penalizohen dhe nga tregtaret ambulant të cilët veprojnë në rruget e qytetit të Lezhës pa paguar asnjë detyrim dhe institucionet përgjegjësë vijojnë të heshtin.
Ndërsa bleresit ankohen për rritjen e çmimeve që sipas tyre janë të papërballueshme.
Janë një numer i konsiderueshem familjesh në Lezhë, të ardhurat e të cileve varen nga puna në këtë treg, por për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së takses një pjesë e tyre kanë hequr dorë nga ky profesion.