Katastrofë mjedisore si askund tjetër në Shqiperi, e ka cilësuar ambientalisti Sazan Guri djegien e masivit pyjor në Pishporo dhe Darëzezë. Dukshëm nje zjarr i qellimshmëm, ka thënë ambientalisti Guri ku pronaret e pyllit më shumë ferkojne duart sesa shqetesohen pasi shkretërizimi iu jep favore urbane. Sipas tij dëmet mjedisore janë të pallogaritshme ku pervec florës dhe faunes së asgjësuar , shtohet niveli i gazit karbonik i cili shkakton dëme të mëdha në proceset e sotme globale. Ai ka theksuar gjithashtu se vetë qytetarët e Fierit duhet të marrin pjesë në rehabilitimin dhe kthimin në identitet të kësaj pasurie kombëtare me vlera të jashtëzakonshme.
(6) Alarmi i Sazan Gurit:Djegia e tokave bujqësore katastrofë mjedisore – YouTube