Prania e insekteve e vecanerisht e mushkonjave është kthyer në një shqetësim madhor për pushuesit që frekuentojne plazhet e Semanit dhe Darëzezës në këtë fillim sezoni veror. Bashkia e Fierit celi sezonin turistik javën e kaluar në Seman, por nuk kishte marrë asnjë masë kundër mushkonjave.
Sipas pushuesve fenomeni është tepër shqetesues vecanërisht gjatë orëve te para të mëngjesit , duke e kthyer relaksin në stres, teksa theksojnë nevojën urgjente për dezinsektim.
Plazhet e Semanit e te Darezezes janë të njohura për rërën kurative , ndërsa preferohen nga turistë të shumtë vendas e te huaj, ndërkohe që keta te fundit kane qene frekuentues të vijës bregdetare të Fierit edhe gjate muajve të dimrit. E ndërkohë që përgjegjesia për pastrimin dhe mirembajtjen e 27 km vijë bregdetare eshte e bashkise , për dezinsektimin e plazheve duhet të kujdeset Instituti i Shendetit Publik.