Pasi arriti të marrë drejtimi e Bashkisë Lezhë edhe për një madat të dytë, Pjerin Ndreu është treguar i ashpër me operatoret turistik në prag të nisjes se sezonit. Ndreu u shpreh i zhgenjyer për pjesëmarrjen e ulet, teksa u “braktis” nga pjesa dermuese e bizneseve në Shëngjin. Teksa mbajti një fjalim të tejzgjatur madje herë herë deri në delir, kryebashkiaku Ndreu kërcenoj me mbyllje të aktivitetit për ata biznese që nuk mbajnë pastër plazhet dhe me gjoba për ata që nuk paguajnë taksen e dhomes.Kreu i bashkisë i anashkaloi të gjitha problematikat që do të përballen pushuesit këtë vit, por ishin operatorët turistik ata të cilet i kërkuan zgjidhje kryesisht për motoret e ujit qe rrezikojne jeten e pushuesve , menaxhimin më të mirë të trafikut dhe konkurences se pa drejte.Operatorët turistikë kërkojne më shumë perkrahje nga shteti kryesisht përsa i përket infrastruktures,ndërsa një problem i madh për ta do të jetë edhe mungesa e krahut të punës, ku shumë prej ture nuk kanë plotësuar ende as 50 përqind.