Abdulla Diku
Një botim i ri nga Institutit Evropian i Pyjeve (EFI) dhe Ministria e Spanjës për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfida Demografike (MITECO), që bashkuan kontributet e ekspertëve kryesorë nga i gjithë rajoni dhe sintetizoi diskutimet kryesore, adresoi interesat e aktorëve në forume të ndryshme dhe nënvizoni masat e mëtejshme që kërkohen për parandalimin e zjarreve në pyje në rajonin e Mesdheut.
Rekomandimet fokusohen në gjashtë fusha kryesore:
1. Planifikimi (programet, politikat dhe strategjitë e përshtatjes);
2. Modelet e qeverisjes si gur themeli;
3. Zhvillimi i mekanizmave të qëndrueshëm financiarë për të siguruar zbatimin dhe vazhdimin e masave të menaxhimit të zjarreve;
4. Gjenerimi i njohurive, edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë;
5. Harmonizimi i sistemeve të informacionit si bazë për të kuptuar realitetin kompleks të zjarreve;
6. Bashkëpunimi ndërkombëtar.
Çdo rekomandim përfshin veprime specifike të propozuara për të përmirësuar parandalimin e zjarreve në pyje dhe për të zbutur rreziqet prej tyre.
Me nxjerrjen e këtyre rekomandimeve të përditësuara, shpresohet që shtete dhe aktorët të bashkëpunojnë ngushtë për të zbatuar masat që reduktojnë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e zjarreve në rajonin e Mesdheut. Vetëm nëpërmjet veprimeve kolektive dhe përgjegjësive të përbashkëta mund të arrihet parandalimit efektiv i zjarreve dhe reduktimit të rrezikut në pyje, duke siguruar ruajtjen e peizazheve natyrore të rajonit për brezat e ardhshëm.
Aktualisht po futemi në sezonin më deliakt dhe të nxehtë të verës, ku zjarret në Shqipëri jane kërcënimi kryesor i pyjeve tona. Deri më sot nuk është parë asnjë lloj mase paraprake për parandalimin e zjarreve ne pyje, por mbase administrata jonë është treguar shumë modeste që nuk ka bërë asnje lloj publikimi nga këto punë, të cilat janë thelbësore për menaxhimin e zjarreve. Këtë do e tregojë numri i zjarreve (sa më e madhe puna përgaditore, aq më pak zjarre do kemi…).
Pjesë e këtij raporti të rëndësishem kam qenë edhe un, dhe shpresoj të jetë një udhëzues për këdo që merret me menaxhimin e pyjeve në vend, që don të dëgjojë natyrën dhe të frymëzohet prej saj.
Uroj te kemi sa më pak zjarre në Shqipëri!