IMT ka zbarkuar sërish sot në Dhërmi. Fadromat e Bashkisë Himarë kanë zbritur në Dhërmi ndërsa kanë nisur shembjen e një objekti lokal.
Sipas pronares Valbona Sakaj e cila na ka kontaktuar kjo ndërhyrje ka nisur sot ndërkohë, që në objekt nuk gjendet asnjë prej familjarëve. Këta të fundit sot nuk janë gjendur në Dhërmi, ndërsa janë njoftuar nga komshijtë për ndërhyrjen. Shembja është e paligjshme-thotë pronarja.
Objekti është në proces legalizimi dhe banorët nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.