Shiu dhe breshëti që pushtoi mbrëmë për 2-orë Kuçovën shkaktoi dëme në banesa e bujqësi.Rreth 15 shtëpi me gjithçka të shkatërruar brenda,çdo sipërfaqe e mbjellë me grurë në fshatrat Perondi,Magjatë e Gorraj e shkatërruar.Për rreth 2-orë qyteti i Kuçovës u pushtua mbrëmjen e djeshme nga reshjet e shiut dhe të breshërit.Rreshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut,të shoqëruara me intensitet të lartë më pas me breshër,kanë shkaktuar përmbytje në disa banesa në lagjen ‘1 maji’ në këtë qytet.Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore dhe në pemtari në fshatrat: Perondi,Magjatë e Gorraj.
Në lagjen “1 Maji” rreth 15 banesa u pushtuan nga shiu dhe breshëri,që ju hyri në shtëpi duke ju shkatërruar gjithçka.Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka,që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket.Sipas banorëve,shkak për këto pëtmbytje nuk është natyra, por bllokimi i koletorëve,që-sipas banorëve-nuk janë pastruar për vite të tërë.Ata i bëjnë apel shtetit për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.Drejtori i Zhvillimit Rural në bashkinë Kuçovë,Nazmi Sula ka pohuar se rreshjet e djeshme të shiut e breshërit kanë dëmtuar në përgjithësi kulturat një vjeçare,siç janë: gruri e perimet si dhe kulturat dru-frutore.Sipas Sulës,dëmi i shkaktuar në grurë ka qënë në masën 100%.Ai ka pohuar se në fshatin Perondi është dêmtuar një sipërfaqe rreth 60 hektar,në fshatin Magjatë 50 hektar dhe në fshatin Gorraj 45 hektarë dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur pritej që gruri të korrej dhe të magazinohej javën që vjen.