Shenimi i nje ambjentalisti
INCENERATOR i Elbasanit: u sajua në fillim një vendim emergjence
TECi lundrues: u sajua në fillim një vendim emergjence
INCENERATOR i Elbasanit: u pagua nga buxheti shtetit që të prodhonte energji dhe nuk prodhon energji
TECi lundrues: paguhet nga taksapaguesit shqiptar qe te prodhoj energji dhe nuk prodhon energji
INCENERATOR i Elbasanit: shërbeu si karem për të vjedhur me shumë me incinerator të Fierit dhe Tiranës
TECi lundrues: shërben si karem për të vjedhur më shumë me planet për ta kthyer Vlorës ne hub gazi dhe gazifikimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit
INCENERATOR i Elbasanit: I ndërtuar në shkelje flagrante të ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe disa ligjeve të tjerë.
TECi lundrues: I instaluar në Vlore në shklelje të Planit Kombëtar të energjisë dhe klimës dhe shumë ligjeve të tjerë.
INCENERATOR i Elbasanit (bashkë me të Fierit e të Tiranës): dëm ekonomik mbi 400 milion EUR.
TECi lundrues (bashkë me hub të gazit në Vlorë dhe gazifikimin e Shqipërisë): dëm ekonomik mbi 4 miliard USD.
INCENERATOR i Elbasanit (bashkë me të Fierit e Tiranës): autorët dënim akoma i papërfunduar.
TECi lundrues (bashkë me hub të gazit në Vlorë dhe gazifikimin e Shqipërisë): autorët dënim akoma i pafilluar.
LAVDOSH FERUNI