Kjo është panorama e lumit Drin në Lezhë, pas reshjeve të fundit qe ranë pasditen e djeshme. Zona përreth është mbuluar nga mbetje të shumta të sjella nga rrjedha e lumit, pas shtimit të nivelit të prurjeve. Mbizotëron qelqi dhe plastika, por nuk mungojnë edhe materialet e tjera shtëpiake.Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisi. Këto mbetje përfundojnë te gjitha në det, duke ndotur masivisht edhe bregdetin e Shëngjinit. Kjo situatë e cila përsëritet në vazhdimësi dëmton edhe shëndetin e gjallesave ujore që janë të shumta në këtë zonë