Historiku i sektorit
Në vendin tonë ekziston një traditë që në kohët e hershme për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve aromatike e mjekësore sidomos në zonat Malësi e Madhe, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Skrapar, Përmet dhe Gjirokastër. Këto bimë që nxirren në Shqipëri dallohen nga variancon I madh I formave dhe llojeve, por dhe përmbajtja e lartë e lëndëve aromatike dhe farmakologjike.Deri në vitin 1990 eksportoheshin rreth 50-60 mijë ton duke shfrytëzuar 165 specie mjekësore dhe aromatike. Thuajse në cdo rreth u krijuan ndërmarrjety e grumbullimit të tyre si dhe ndërmarrjet pyjore ku ishin instaluar makineri për distilimin e bimëe mjekësore. I gjithë sistemi funksionte përmes një ndërmarrje të vetme të quajtur Albanin Import Export që administrohej nga shteti. Nga këto eksporte siguroheshin rreth 60-70 milionë dollar në vit dhe Shqiperia ka qënë një ndër eksprtuesit më të mëdhenj të këtyre bimëve në Evropë.
STATISTIKAT E VITEVE TË FUNDIT
Në këtë sektor angazhohen
85 mijë persona në gjithë vendin-grumbullues, fermerë, eksportues, të punësuar kryesisht në zonat rurale
31 kompani përpunuese eksportuese , prej të cilave 15 importues të mëdhenj
150 grumbullues lokalë, prej të cilëve 10 grumbulles rajonalë
Më shumë se 400 specie janë identifikuar si bimë mjekësore aromatike të florës shqiptare, nga të cilët më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.
1/5 e familjeve në zonat rurale angazhohen në këtë sector
500 hektarë sipërfaqe e kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike
Shkodra është qarku I parë në renditjen për pjesën që zënë BMA-të në të ardhurat e fermave familjare
PESHA NË EKSPORT
Rreth 95% ë prodhimit të bimëve mjekësore aromatike eksportohet duke përfaqësuar gati 20% të totalit të eksporteve shqiptare
70% e eksporteve të bimëve mjekësore shkojnë në Eurozonë, pjesa tjetër drejt SHBA
Në 2020 eksportet e bimëve mjekësore arritën në 5.7 miliardë lekë
14.9 mijë ton bimë mjekësore u prodhuan në 2020
Sektori I bimëve mjekësore gjeneron rreth 46 milionë euro nga eksporti, I listuar si sektori I dytë më I madh në eksportin bujqësor
Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 ekspertuesve kryesorë të MBA-ve në botë
Destinacioni kryesor I eksporteve është Gjermania, Franca, SHBA
QËNDRUESHMËRIA E SEKTORIT
Pandemia e covid 19 bëri që eksportet shqiptare të bimëve medicinale të shumëfishohen duke sjellë dhe rritjen e këtij sektori.Shitja e sherebelës dhe boronicës drejt vendeve të BE shënoi rritjen më të madhe. Përdorimi I cajrave me vitamin C nxiti rritjen e kërkesës së tyre. Baza e prodhimit të këtyre bimëve është dominuar nga bimët e egra medicinale .Rreth 70% e sherebelës që hyri në SHBA dominohet nga marka “Made in Albania”.
Tregu viojon të ketë sfidë standartet e grumbullimit dhe paketimit të bimëve për të cilat ky biznes po bën përpjekje të vazhdueshme.Një pjesë e këtyrë bimëve përpunohen më tej në vajra esencialë. Mbetet potencial për investim prodhimi I detergjentëve, produkteve kozmetike, fusha deri tani ta paeksploruara. Shqipëria ka kapacitet mesatar eksportesh bimësh medicinale 12 mijë ton, por kapacitete reale 120 mijë ton bimë.