Sezoni turistik në Vlorë nis me problem të vjetra të pazgjidhura dhe të agravuara më tej. Mushkonjat duket se do jenë bashkëshoqërues të turistëve që mezi presin ditët e verës të shkarkojnë lodhjen e një viti të tërë. Kanali Kanali kryesor i grumbullimit të ujërave të ndotur që përshkon lagjet kryesore të qytetit është i mbushur me mbeturina, kafshë të ngordhura, bimësi dhe ujëra të zeza, raporton gazetarja e FaxNeës Afrovita Hysaj. Njihet ndryshe edhe si Kanali i Naunkës, i cili zgjatet në disa kilometra. Ky kanal është sot i hapur dhe i rrezikshëm për mijëra familje që jetojnë pranë tij. Bashkia nuk e ka pastruar,madje as dezinfektimi nuk është bërë…ndërkohë që sëmundjet infektive rrezikojnë jetën e banorëve.