Lida Shosha
Pini cigare elektronike?
Po se pini nuk jeni modern!
●E keni pare Big Brother BBV, të gjithë me cigare elektronike, duke dhënë shembullin më të shëmtuar për të rinjte dhe masën qe e ndoqi si e marrë.
Po përse?
Artikulli i mëposhtëm do sqarojë dëmet e organizmit nga konsumimi i tyre.
●Një nder çështjet aktuale të shëndetit publik në 2023, është konsumimi i cigareve elektronike.
●68 vdekje llogariten deri në 2020, nga konsumimi i tyre, dhe mbi 2600 pacientë me dëmtime të rënda të mushkërisë. Rreth 3.6 milionë adoleshentë u raportuan se përdornin cigare elektronike në vitin 2020.
●Eshtë krijuar një varësi tejet e shprehur sidomos tek të rinjte,apo më keq dhe fëmijët e 9- vjeçares, që imitojnë modele të rjeteve sociale apo medias televizive. Kjo tendencë ” moderne” po dëmton mushkërinë e të rinjve.
●Edhe pse cigaret elektronike, u zhvilluan si një alternativë ndaj përdorimit të duhanit dhe një metodë për të lënë duhanin tradicional, ato janë shndërruar tashmë , në një çështje të shëndetit publik.
●Cigaret elektronike dhe avullimi ekspozojnë përdoruesit ndaj substancave toksike, duke përfshirë kripërat e nikotinës dhe metalet.
●Paditë e shumta kundër prodhuesve, pretendojnë se ata synonin në mënyrë specifike, moshat e adoleshentëve dhe fëmijët, nëpërmjet reklamimit të përdorimit të tyre si tendencë aktuale.
●Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) urdhëroi një ndalim të produkteve vape në 2020 dhe mund ta zgjasë ndalimin dhe më pas.
●Një studimi nga Universiteti i Karolinës së Veriut zbuloi se dy përbërësit kryesorë që gjenden në cigaret elektronike—propilen glikoli dhe glicerina vegjetale—janë toksike për qelizat dhe se sa më shumë përbërës në një lëng elektronik, aq më i madh është toksiciteti.
●Cigaret elektronike prodhojnë një sërë kimikatesh të rrezikshme duke përfshirë acetaldehidin, akroleinën dhe formaldehidin. Këto aldehide mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive, si dhe sëmundje kardiovaskulare (të zemrës).
●Cigaret elektronike përmbajnë gjithashtu akroleinë, një herbicid që përdoret kryesisht për të vrarë barërat e këqija. Mund të shkaktojë dëmtim akut të mushkërive dhe COPD dhe mund të shkaktojë astmë dhe kancer të mushkërive.
●Agjencitë dhe Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë kanë paralajmëruar për rreziqet e thithjes së emetimeve të cigareve elektronike të dorës së dytë, të cilat krijohen kur një përdorues i cigareve elektronike nxjerr koktejin kimik të krijuar nga cigaret elektronike.
● Efektet anësore të zakonshme përfshijnë tharjen e gojës, kollën, të përzierat dhe dhimbjet e kokës, deri në simptoma serioze afatgjata si ●Varësia nga nikotina
●Sëmundje të rëndë të mushkërive
●Konvulsione
●Pneumonia kriptogjene (COP), e njohur më parë si bronkioliti obliterans idiopatik me pneumoni organizuese (BOOP)
●Goditjet apo
Sulmet në zemër etj.
■Mbroni shëndetin nga vrasësit e kënaqësisë dhe modernizmit të rremë.