Nga Abdulla Diku
Flutura e bushit (Cydalima perspectalis Walker 1859) e ardhur si dëmtues 3-4 vitet e kaluara, duket se ka gjetur ‘parajsën’ në pyjet me Bush (Buxus sempervirens L.) në Piskopat-Guri kuq-Buqezë (Pogradec).
Tashmë më shumë se gjysma e sipërfaqes pyjore me këtë lloj janë tharë dhe pjesa tjetër është drejt tharjes.
Është një dëmtues shumë agresiv, dhe që shtohet me ritme të frikshme, gati me 200-300 herë brenda vitit. Nuk di të ketë dëmtues tjetër me ritëm të tillë shtimi!
Ka pikpyejtje të mëdha për dëmtuesin. Psh. si ka mundësi që u përhap vetëm vitin e fundit, ndërkohë që ka vite e shekuj që ka ekzistuar?
Ka shumë pikpyejtje për të, por derisa ti zgjidhim, ka mundësi të mos kemi më bushin.
Vektorët e dëmtuesit janë shtuar por nuk ka patur ndonjë ndryshim kaq të madh vetëm vitin e fundit në këtë drejtim.
Edhe shpendët duket sikur nuk e preferojnë.
Teksa ecën rrugës së makinës, duket sikur po bie borë prej reve me flutura…
2-3 vitet e fundit ky dëmtues ka shkatërruar oyjet me Bush në luginën e Drinit dhe Matit, ndërsa tani është zhvendosur në brendësi të territorit.
Bushi është një shkurre shumë interesante dhe vendoset në toka të vafrëra dhe aty ku thuajse asnjë lloj tjetët pyjor nuk mbijeton, ndaj është shumë i rëndësishëm si lloj. Por nuk po merret asnjë masë për menaxhimin e këtij dëmtuesi, pavarësisht se ne kemi mijëra hektarë me këtë lloj.
Me këto ritme, vitin tjetër zor se do shpëtojë gjë nga Bushi në këto anë.