Vazhdon helmimi i qenve ne qytetin e Gjirokastrës.Gjatë këtyre ditëve janë helmuar disa qen jo vetem ne pjesën muzeale të qytetit, por edhe në lagjen 18 shtatori. Në orët e para të mëngjesit punonjësit e shërbimit të bashkisë i kanë hequr nga rruga dhe i kanë hedhur në kazane mbeturinash.Por videot tregojnë disa qytetarë që mundohen t’u vjnë në ndihmë kafshëve të gjora duke u munduar t’i shpëtojnë, madje u japin dhe ujë. “Masakrës” nuk I kanë shpëtuar as macet, ku qytetarët pohojnë se mjaft prej tyre jane gjendur të ngordhura në rrugët e qytetit të kalldrëmte.