Me ardhjen e muajit maj ka nisur sezoni i ri kurativ në Llixhat e Elbasanit. 20-30 mijë persona në vit, kryesisht kosovarë frekuentojnë llixhat, ndërsa theksojnë se cilësia e ujit këtu është e pakrahasueshme dhe efekti i dukshëm.Ajo që i tërheq vizitorët në këtë zonë nuk është vetëm cilësia e ujit, por edhe çmimet e favorshme. Por përpos vlerave kurative që i ka falur zoti, rruga që të çon drejt Llixhave është e amortizuar. Problem tjetër që ngrihet nga pushuesit është edhe mungesa e mjekut. Aktualisht ne Llixhat e Elbasanit funksionojnë rreth 50 hotele me një kapacitet 4-5000 shtretër. Sezoni ku frekuentimi është me i madh janë muajt shtator-tetor. Por një fluks në rritje kanë edhe në pranverë. Administratorët e hoteleve ankohen se këtë vit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore.Ky sezon kurativ ne Llixha te Elbasanit ka nisur me nje muaj vonese per shkak te muajt te Ramazanit.
Elbasani është ndër të vetmet qendra që prej dekadash me radhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë tij, duke zhvilluar në mënyrë të mirëfilltë turizmin shëndetësor.Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike.Këtu trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike gjithashtu.
Sëmundjet që shërojnë ujërat termale në Elbasan
Problemet me reumatizmën, problemet dermatologjike, gjinekologjike, problemet me thyerjet e kockave apo kyçeve e shumë të tjera trajtohen në seanca të posaçme në llixhat e Elbasanit.Në lidhje me reumatizmën dhe problemet me kockat, ujërat termale kanë një efekt të jashtëzakonshëm kurativ falë kripërave që ato përmbajnë.Çdo person që i drejtohet llixhave të Elbasanit për arsye kurimi i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor, pas të cilit mjeku përcakton kurën që duhet të ndjekë.Çdo pacient ka një kartelë mjekësore në të cilën janë të fiksuara të gjithë parametrat shëndetësorë të tyre dhe ndiqet gjatë gjithë kurës nga personeli shëndetësor.Ujërat termale të llixhave të Elbasanit veprojnë në shumë sëmundje në fëmijë mbi moshën 14 vjeç, të rinj dhe të moshuar.Por llixhat nuk duhet me patjetër të frekuentohen vetëm nga personat që kanë probleme shëndetësore. Ato mund të shfrytëzohen edhe për të mbajtur trupin në formë gjithashtu