Vetëm 12 km larg nga qendra e Bilishtit, banorët e fshatit Shuec jetojnë pa shërbimet më minimale, përfshi edhe atë shëndetësore.Banorët thonë se tashmë janë mësuar me këtë situatë dhe kur sëmuren ose duhet të bëjnë injeksione marrin taksi drejt Bilishtit ose Korçës. Kush nuk ka mundësi të paguajë taksi, konverton ilaçet.Edhe ata pak të rritur që janë në fshat tregojnë se vizitat i bëjnë në Korçë. Por pavarësisht situatës, pushteti lokal nuk harron ta premtojë vazhdimisht hapjen e qendrës shëndetësore që ka qenë dikur.