Banorët e fshatit Gjinoqarë në njësinë administrative Ruzhdie të bashkise Patos , vuajnë prej dekadash furnizimin me ujë të pijshëm. Banorët pohojnë te indinjuar se fshati i tyre nuk ka patur kurrë rrjet ujësjellësi por një pjesë e banorëve kanë hapur puse me shpenzime deri në 7000 euro, për të plotesuar nevojat me uje ne perditshmërine e tyre.
Ndihemi te braktisur pohojnë ata njëzëri , pasi uji i pijshëm nuk eshte i vetmi sherbim jetik qe vuajmë, por edhe infrastruktura rrugore e amortizuar dhe pa asnje investim. Sipas tyre kjo jetese si ne mesjete ka bere qe prej vitesh tashme , te rinjte e larguar ne emigracion të mos kthehen në Gjinoqarë as per pushime , e ndersa rikthimin nuk e mendojnë. Të lodhur nga ankesat e vazhdueshme ndër vite, dhe premtimet boshe , banorët apelojnë njëzëri për vëmëndjen e institucioneve, pasi edhe burimet më të afërta në zonë po shterojnë.