Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kuçovës kanë kapur mbrëmjen e djeshme një firmë nënkontraktore e firmës Salillari duke hedhur çakull në hyrje të fshatit.Menjëherë banorët kanë bllokuar makinerinë e firmës,ndërkohë që shoferi ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur me vrap.Banorët kanë bllokuar rrugën prej dy orësh dhe kanë njoftuar policinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje 30 minuta pas njoftimit dhe po kryhen kqyrjen e vendit të ngjarjes,për të dokumentuar veprën penale.Pas mbërritjes së policisë banorët janë konfliktuar edhe me policinë,të cilëve i kanë kërkuar arrestimin e shoferit të firmës,që u largua me vrap pasi u pikas nga banorët.Ndërkohë ata i kanë kërkuar policisë edhe arrestimin pronarit të firmës që do shtronte çakullin elektorale,Fredi Marra.
Banorët pohojnë se firma fantazëm u kap duke shqyer rrugën,për të hedhur më pas çakullin që ishte ngarkuar në një tjetër kamion të firmës.Banorët pohojnë se askush nuk mund t’ju hedhi “hi syve” dhe të tallet me ta duke ju hedhur çakull elektoral 7 ditë para zgjedhjeve.Banorët i bëjnë thirrje instancave më të larta,që të marrin masa për këtë masakër elektorale që po ndodh në fshatin Lumas,me qëllim blerjen e votës.Banorët deklarojnë se nqs policia nuk do të marri asnjë masë, ata do të djegin makinat e firmës.
(