Kostoja e lartë e procesi të punimit të tokës bujqësore ka detyruar shumë fermerë që t’i rikthehen metodës tradicionale, asaj të punimit me kafshë. Një rast i tillë është i Bajram Sulës nga Njësia Administrative Melan në Dibër. Bajrami tregon se vlera ekonomike për proceset e punimit të tokës është e papërballueshme ndaj dhe është detyruar që tokën ta punojë me kalë. 79 vjeçari shprehet se me këto çmime që kanë proceset e punimit, farërat, plehërat dhe kimike është e vështirë t’i përballosh, ndaj dhe shumë banorë kanë zgjedhur që të paktën punimin, frezimin dhe mbjelljen e tokës ta bëjnë me kafshë. Sipas Bajram Sulës, bujqësia duhet të marrë më shumë mbështetje nga shteti pasi në të kundërt fshati nuk mbijeton dot dhe i gjithë prodhimi vjen më pas nga importi. Shumë fermer në zona të ndryshme janë rikthyer tek kafshët për të kryer të gjitha proceset e punimit të tokësdhe kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore.