Rritja e çmimeve pas fillimit të luftës në Ukrainë ka sjellë vëmendjen tek problemet e sektorit të bujqësisë. Në mars të vitit të kaluar si pasojë e rritjes së çmimeve mijëra qytetarë protestuan përballë kryeministrisë. Fermerët dhe blegtorët ishin ndër sektorët më të prekur nga kriza.Rritja e çmimit të qumështit ndikoi drejtpërdrejtë tek blegtorët. Sipas zonave, çmimi i qumështit varion nga 130 deri në 160 lekë, ndërsa nënpdoruktet u rritën me intervalin nga 5%-15%.
M.S, fermer nga Lushnja u shpreh për Citizens Channel se ai sot përballet me sfida të shumta.
“Çmimet janë rritur, pesticidet kushtojnë shumë, unë kam serë dhe mendoj që mos ta përdor të gjithë tokën sepse nuk më del ekonomia”, shprehet fermeri.
Ai tregon se ka aplikuar për subvencionin por shton se ajo mbështetje është e papërfillshme dhe nuk ka pasur indeksim pas rritjes së çmimeve.
“Po aplikova për 40 mijë lekë që është ndihma, po shumë e ulët është nuk mbulojmë dot asgjë. Prandaj i bëjmë thirje qeverisë t’i kthejë sytë nga ne, s’po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, por mos të falimentojmë“, thotë fermeri.
Sa i përket politikave shtetërore për mbështetjen e fermerëve, ai thotë se “fermerët kanë qenë larg vëmendjen se qeverisë”.
Ai shprehet se ka shembuj që mund të merren nga vendet e tjera sa i përket rregullimit të tregut.
“Ka nevojë për një rregullator tregu nuk mund të lihet kështu, siç e kanë vendet e tjera, Turiqa, Spanja, Italia. Ky është një problem i madh e jane 5-6 pika që vendosin çmimet. Ne kërkojmë burs të çmimeve, ajo do e rregullonte situatën”, shprehet fermeri.
Ai shprehet se nëse shteti nuk merr masa për të bërë rolin e rregullatorit, fermerët do të vazhojnë të falimentojnë dhe do t’i lënë dhe tokat djerrë.
Teksa problemet e sektorit janë të shumta, ndihma nga qeveria ka qenë e papërfillshme për fermerët.
Pas protestave kundër rritjes së çmimeve, qeveria miratoi një paketë për shtresat në nevojë, ku ishin të përfshirë edhe fermerët.
Jo të gjithë fermerët arritën të përfitonin nga skema e subvensioneve dhe kjo i ka trembur fermerët duke bërë që këtë vit te dyndeshin në dyert e sporteleve për të aplikuar sa më parë.
Së pari, ata duhet të kryejne aplikimin përmes protalit e-albania ku kanë hasur vështirësi për shkak të procedurës.
Edhe pse janë hapur pika që t’i vinin në ndihmë fermerëve, ato kanë shkaktuar radhë të gjata dhe nuk kanë arritur që të përmbushin nevojën e të gjithë fermerëve.
Citizens raportoi 1 muaj më parë për radhët e krijuara në Agropika, ku fermerët shprehnin dy shqetësime kryesore, vështirësinë e përdorimit të e-albania dhe fondin e limituar.
Referuar të dhënave nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, pas mbarimit të afatit zyrtar të aplikimeve, i cili ishte vendosur më 11 Pril 2023, këtë vit janë regjistruar në total 68.647 aplikime nga fermerët, mbi 10 mijë aplikantë më shumë se një vit më parë. Interesi më i lartë ka qenë për naftë falas në bujqësi, ku ka pasur rreth 54 mijë fermerë të cilët kanë aplikuar në të gjithë vendin. Qarku i Fierit ka qenë zona ku ka pasur më shumë aplikime me 18 822 i ndjekur ngas Korça me 13 037.
Por edhe pse interesi ka qenë i lartë, shqetësimi i fermerëve mbetet fondi i limituar. Ata rrëfyen gjatë fazës së aplikimit se dhe një vit më parë kishte pasur raste të fermerëve që ishin shpallur fitues por nuk kishin marrë shpërblimin.
Banka Botërore thirrje për të rritur mbështetjen ndaj fermerëve
Në raportin e fundit të Bankës Botërore për ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksohet nevoja për mbështetje ndaj fermerëve.
Teksa ka analizuar mbështetjen e qeverisë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, raporti thekson se Shqipëria kishte mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3% e Prodhimit të Brenshëm Bruto (PBB).
Pas krizës së çmimeve, qeveritë e Ballkanit morën masa për kontrollin e inflacionit dhe mbrotjejn e konsumatorëve.
Qeveria shqiptare ngriti një bord administrimi i cili synonte kontrollin e çmimeve. Kjo nismë u prit me kritika nga ekspertët e ekonomisë edhe për pavarësinë e tij në vendimarje.
Sakaq qeveritë e rajonit morën masa si ulja e taksave, kufizimi i eksportit, reduktim i tarifave të eksportit etj.
Po ashtu pati paketa ekonomike në ndihmë të shtresave më të varfëra, por raporti i Bankës Botërore vërren se pati përkeqësim në mbështetjen ndaj fermerëve.
Kjo ka ndikuar në rritjen afatgjatë të çmimeve të ushqimeve dhe ka prekur fermerët.