Masakër mjedisore është ajo qe po ndodh në Memaliaj. Vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit Vjosa mbeturinat e depozituara pa kriter në vendin e quajtur Mogile, digjen duke kërcënuar gjithë zonën kryesisht banorët e fshatit Vasjar pasi tymi përhapet me shpejtësi duke pushtuar gjithë vendin. Por jo vetëm, pasi kërcënim serioz është dhe për tokat bujqësore në të cilat jane hedhur gjithfarë mbetjesh plastike. Të indinjuar për këtë krim mjedisor banorët e Vasjarit thonë se po perballen me një situatë alarmante për të cilën pergjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.Kjo zonjë dhe ky zotëri të dy banore të Vasjarit, tregojnë se në pak kohë i ngordhën 5 lope secilit me te cilat mbanin frymen gjalle ndersa toka bujqesore i eshte pushtuar nga plastika . Bukën e përditshme për këta banorë po e perpijnë flakët njësoj si mbeturinat, po helmohen gjallesat tek sa mundi i tyre po ikën dëm. Banorët tregojnë më tej se autoritetet vendore jane në dijeni te situatës por nuk kanë marrë asnjë mase deri më tani. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente për të zgjidhur këtë situate kritike që po u kanos jetën. Inxhinieri i Mjedisit ne Bashkine Menaliaj Blenduart Caushi pohon se e njohin problemin por nuk ka asnjë denoncim tek autoritetet e policise për rastin në fjalë duke e lënë gjendjen te gjenerojë akoma ne shume.