Fshati Lin në Pogradec, pjesë e projektit të “100 fshatrave” të hartuar nga qeveria, duket se ka ngelur thjesht në letër. Rreth 250 familje përballen me mungesën e investimeve nga pushteti qëndror, ndërsa atraksionet turistike që ky fshat ka, do të sillte një rritje të lartë të numrit të vizitorëve nëse do të kishte më tepër vëmendje nga instancat. Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza mbetet një nga shqetësimet kryesore të banorëve, pasi një pjesë e tyre derdhen në liqen.
Pjesa më e madhe e banorëve të Linit janë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë për një jetesë më të mirë.Nga Bashkia e Pogradecit, kemi marrë informacion se në zonën e Linit do të investohet fillimisht për ujërat e zeza, projekt që do të vihet në zbatim për Hudënishtin dhe Linin, po ashtu ka 2 projekte të tjera për ndërhyrje në fshat.