Banorët e fshatit Remanicë në Berat prej 30-vjetësh bashkëjetojnë me fekalet që derdhen si rrëke në të gjithë lagjen,ndërkohë që era e keqe ndihet kudo në zonë.Kjo gjendje është krijuar prej vitesh për shkak të mungesës së kanalizime që përhapin nëpër lagje jo vetëm ujërat e larta dhe ato të zeza, por edhe mbetjet që rrjedhin nga tubacionet shkarkuese të çdo familjeje në këtë fshat.Edhe pamjet janë dramatike, sa shkel këmbën në këtë fshat përballesh me erën e keqe të fekaleve,që rrjedhin si mini lumenj në të gjithë lagjen.
Banorët pohojnë se, kjo situatë e rënduar vijon prej gati 30-vitesh dhe atyre ju është bërë jetesa ferr në këtë fshat.Ata shprehen se kjo gjendje është krijuar nga mungesa e kanalizimeve në këtë fshat.Edhe pse jemi ankuar shumë herë-pohojnë banorët-askush se ka vënë ujin në zjarr për ne.Banorët shprehen se,situata është problematike jo vetëm në verë për shkak të erës së keqe që kundërmon dhe mizave e mushkonjave por edhe në dimër,kur atyre u duhen çizme të kalojnë në ujërat me fekale për të dalë nga lagjia.Gjendja e krijuar-shprehen banorët-ka shkaktuar mjaft probleme shëndetësore tek të gjithë,sidomos tek fëmijët që vuajnë nga alergjitë dhe u mbushet trupi me puçrra gjatë verës nga ndotja e rëndë.