Prej kohësh kryebashkiaku i Tiranës që garon për një mandate të dytë Erjon Veliaj përsërit se në kryeqytetin shqiptar janë mbjellë në mandatin e tij plot 1 milionë pemë.Por sa reale është kjo? Dhe sa bind njëherazi dhe fushata e socialistëve e fokusuar në “ideologjinë” e mbjelljes së pemëvePër këtë bioneës ka pyetur specialistët ambjentalistë.Abdullah Diku një ekspert i njohur në fushën mjedisore e cilëson këtë deklaratë një “skemë të këndshme argëtimi”.Më poshtë po sjellim analizën për bionews.al
“Sa shumë po mbjellim?
Mbjellja e pemëve nuk është asnjëherë e tepërt. Vecanërisht në kushtet e Shqipërisë ku shkatërrimi i pyjeve ka qënë dhe mbetet nënivele katastrofale.Meqënëse po bëhet fushatë me mbjellje pemësh (duhet thënë se sezoni i mbjelljeve ka kaluar me kohë në fakt), le të hedhim një sy se sa po kontribohet për të ‘zbutur’ sadopak hendekun e madh që është krijuar ndërmjet shkatërrimit të pyjeve dhe mbjelljeve.Sipas te dhënave te besueshme nga EFFIS dhe GFË, rezulton se në Shqipëri jane prerë e djegur rreth 300,000 hektarë me pyje. Nëse konsiderojmë madhësine e pemëve (druve ne fakt se pemë janë ato që bëjnë fruta të ngrënshme) që po mbillen, afërsisht për cdo një hektarë pyll te shkaterruar ka patur rreth 1000 pemë të tilla. Gjithsej pra na jane dëmtuar 750 milion pemë si ato qe po mbillen sot.Nëse kthehemi tek aksioni i mbjelljeve, nëse në cdo bashki mbillen nga 10 pemë, i bie në total qe jane mbjellë 610 peme.Bazuar në sa me siper, rezulton se per cdo 1,230,000 pemë të zhdukura (prej zjarreve & prerjeve) nga faqja e dheut po mbjellim një pemë.Nëse do vleresojmë pastaj sasinë e mjeteve të eskortave që ‘mbjellin’, nuk ka asnjë lloj vlere ekologjike. Perkundrazi ka kosto mjaft të lartë mjedisore (nese behet bilanci i emetimeve te gazeve serre nga kolona e automjeve dhe perthithjes se tyre prej atyre pak pemeve te mbjella). Do thoni ju eshte pak!Pak është por Samuel Johnson “Asgjë nuk është më e pashpresë se një skemë argëtimi”
Sa pemë të reja ka Tirana ?
Me shume gjasa, refreni i mbjelljes se pemeve do te na shoqeroje gjate gjithe fushates, prandaj mendova ta marr seriozisht kete diskutim. Bashkia Tirane ka bere nje pune te mire persa i perket te dhenave te hapura “open data”. Praktikisht, cdo institucion nen varesine e bashkise publikon te dhena, ne nje periodicitet te caktuar, qe shpesh jane te vonuara, por gjithsesi gjen informacion. Publikimi i te dhenave te hapura ndihmon qeverisjen qe te jete me e pergjegjshme dhe te permiresoje vendimarrjen dhe llogaridhenien ndaj publikut qe voton.
Open data ka publikuar te dhena te perditesuara deri ne 2022, mbi shpenzimet per gjelberimin dhe mirembajtjen e parqeve. Informacioni eshte i detajuar per llojin e aktiviteteve si dhe per kontribuesin (shpenzime publike apo donatore). Per te sjelle me shume fakte mbi kete diskutim “jetik”, kam perzgjedhur te analizoj aktivitetin e mbjelljes se pemeve. Per periudhen 2016 – 2022, ne Tirane raportohet se jane mbjelle gjithsej rreth 175 mije peme (dru dekorative), nga te cilet 5% jane dhuruar nga donatoret (8.5 mije drure), 16% nga Fondi i Zhvillimit (28 mije drure) dhe pjesa kryesore, rreth 137 mije drure jane mbjelle nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, nen varesine e Bashkise.Pjesa tjeter, rreth 76 mije jane shkurre te mbjella dhe 243 mije rrenje lule dekorative. Pra, ne total, per te gjithe periudhen 7-vjecare, ne Tirane rezulton se jane mbjelle rreth 493 mije cope lule, peme dhe shkurre se bashku. Po te shtojme ketu edhe fijet e barit, mbase arrin objektivi “1 milion” i kryebashkiakut, gjithsesi e rendesishme eshte se bashke me betonizimin jane shtuar ne Tirane edhe 175 mije peme te reja dekorative. Numri me i madh i pemeve te mbjellura i perket vitit 2019 (49.5 mije). Me shume gjasa, viti 2023 do te jete akoma me produktiv per sektorin e gjelberimit dhe rekreativitetit…