Përhapja dhe rreziku nga gripi i shpendëve detyron Shqipërinë të ashpërsojë masat e importit të shpendëve nga Bullgaria. Vendimi është marrë nga qeveria dhe është publikuar në fletoren zyrtare. Shprehimisht thuhet…
URDHËROJ:
- Ndalimin e importit, tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të:
- a) shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër;b) zogjtë 24 orësh;c) shpendë dekorativë;
ç)materialit biologjik të shpendëve;d) vezët e shpendëve;dh) mishi i shpendëve;
- e) nënproduktet e shpendëve.
Bullgaria është një ndër shtetet më të prekura në Evropë nga gripi i shpendeve. Ky shtet asgjësoi 25 mijë thëllëza dhe vezët e tyre në një fermë industriale pranë kryeqytetit Sofje pas zbulimit të një lloji shumë infektiv të gripit të shpendëve, njoftoi Reuters, duke cituar autoritetet e sigurisë ushqimore të mërkurën. Përhapja në fermën në qytetin Etropole, rreth 80 kilometra (49.71 milje) në lindje të Sofjes u zbulua pas raportimeve për vdekshmëri të lartë midis zogjve, tha në një deklaratë agjencia e sigurisë ushqimore. Rreziku për njerëzit nga sëmundja konsiderohet të jetë i ulët, por shpërthimet e kaluara midis shpendëve të fermave kanë rezultuar në programe të gjera therjeje për të frenuar përhapjen.