Një kamp ekologjik do ngrihet në Mal të Zi nga 07-13 qershori I këtij viti.Qëllimi i kampit është të përmirësojë njohuritë dhe shkëmbejnë përvoja mes studentëve të biologjisë dhe shkencave të ngjashme nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kur është fjala për biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës.Kampi përfshin leksione me tema të ndryshme: Mbrojtja e natyrës, Gjitarët, Amfibët, Zvarranikët, Zogjtë, Insektet dhe Bimët. Ligjëratat do të shoqërohen me aktivitete në terren, punë praktike dhe mbledhje të materialeve që do të përdoren për të realizuar një video të shkurtër që do të promovohet pas kampit.Kampi do të mbahet rrëzë maleve Prokletije, në Grebajë dhe do të zgjasë 7 ditë.
.