Denoncoi skandalin me dy TEC-et lundruese në Vlorë, Renco SPA Albania ka paditur ne gjykatë për veprën penale të shpifjes ambjentalistin e njohur Lavdosh Feruni. Lajmi bëhet me dije nga vetë Feruni I cili shkruan se në 5 maj duhet të paraqitet në gjykatë,
SHKRIMI I PLOTE
Në 5 Maj 2023 or 11: 00 Lavdosh Ferruni do duhet të paraqitet në dhomën penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë për akuzën e Dega Renco SPA Albania ( shkurt RENCO ) për veprën penale të shpifjes.
“Shumë e shpifur kjo akuza e shpifjes” – thotë Ferruni. “Unë po bëhem gati për një akuzë serioze ndaj RENCO së bashku me kompaninë Excelerate Energy, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Mjedisit, me shumë të ngjarë ERE, qe sapo ka miratuar lincencen për KESH, së bashku me vehtë KESH për këtë veprimtari me pasoja shumë të rënda për Vlorën dhe vendin-përfundon Ferruni”.
Bashkangjitur po ribotojme shkrimin e z. Lavdosh Ferruni tek gazeta Telegraf, ku përmendet historia e kësaj kompanie me mafien me titull : “TECi pushtues i Bangladeshit po i afrohet Vlorës – a do e japim Vlorën? “ ( tec-i-pushtues-i-bangladeshit-po-i-afrohet-vlores-a-do-e-japim-vloren/ _
Sejcili mund të navigoj për këtë kompani me fjalët kyce “Renco mafia” dhe do gjeni mjaftueshëm informacione për të vënë në dyshim besueshmërinë e kësaj kompanie për TECet lundruese të bëra “pilaf” në Vlorë me kosto 100,000 EUR cdo ditë. Ja një raport serioz i organizatës Bankëatch “Risky Business – who benefits from the southern gas corridor” (https://bankëatch.org/sites/default/files/risky-business.pdf )