Vaji i ullirit shqiptar renditet në vendin e 12-të, për treguesit e lartë të cilësisë, ndër 600 markat ndërkombëtare që u testuan në Panairin më të madhe botëror “Vinitaly” 2023, që u mbajt në Verona të Italisë nga data 2-5 prill.
Panairi ndërkombëtar “Vinitaly” që u mbajt në Verona, zhvilloi edhe një ekspozicon shumë të madh edhe për Vajin e Ullirit, ku morën pjesë edhe prodhuesit shqiptarë të këtij sektori.
Nga një panel që u zhvillua në “Vinitaly”, mes 600 kompanive marka ndërkombëtare, vaji i ullirit “Shqiponja” u rendit në vendin e 12-të sa i takon treguesve të cilësisë. Ky fakt flet vetë dhe dëshmon atë që themi se cilësia e vajit të ullirit shqiptar është i spikatur.
Ndërsa Avniu, prodhues për më shumë se dy dekada në këtë sektor tha se, “në sipërmarrjen e tij po punon fort për rritjen e cilësisë së vajit të ullirit”.
“Vetëm me një cilësi të lartë mund të ecim përpara” tha ai, teksa vlerësoi mbështetjen që po jep ministria e Bujqësisë për promovimin e produktit shqiptarë në Panairet ndërkombëtare si një mundësi e mirë për markektimin dhe rritjen e eksporteve.